Tema Fundit
» Windows 7 Professional x86-x64 - English / French / German / Spanish
Thu Feb 28, 2013 10:15 pm nga Mexhi

» Windows 7 Ultimate x86/x64 Sp1 Scooter 2013 Englisch
Thu Feb 28, 2013 10:09 pm nga Mexhi

» Windows 8 ALL Versions x64/x86 - JANUAR 2013
Thu Feb 28, 2013 9:59 pm nga Mexhi

» Nero Burning ROM 12.0.00800 Multilanguage
Sat Dec 15, 2012 8:56 pm nga s2008

» Sleepwalk with Me (2012) 720p BluRay x264-SPARKS
Sat Dec 15, 2012 8:35 pm nga s2008

» Universal Extractor v1.6.1.61 Retail + Portable
Fri Sep 28, 2012 9:48 pm nga stv2008

» ArcSoft TotalMedia Theatre Platinum v3.0.1.195 iNcl SimHD 3D Plug-in Retail
Fri Sep 28, 2012 9:36 pm nga stv2008

» Borderlands 2 - SKIDROW
Wed Sep 19, 2012 8:08 am nga Shpetimi

» F1 2012 - FLT
Wed Sep 19, 2012 8:06 am nga Shpetimi

» Pro Evolution Soccer 2013 Proper - RELOADED
Wed Sep 19, 2012 8:04 am nga Shpetimi

» Pro Evolution Soccer 2013 - SKIDROW
Wed Sep 19, 2012 8:02 am nga Shpetimi

» The Dark Knight Rises 2012 HDTS XViD UNiQUE
Sat Sep 15, 2012 3:34 pm nga Ardita

identifikimi

Harrova fjalkalimin

October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Social bookmarking

Social bookmarking Yahoo  Social bookmarking Google  



Forbes:Ja se si do jetë jeta në vitin 2020 ?!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Forbes:Ja se si do jetë jeta në vitin 2020 ?!

Mesazh nga s2008 prej Fri Jul 16, 2010 11:18 pm

E ardhmja e teknologjisë është përshëndetur për dekada më radhë. Duket se është diçka e madhe që ka lidhje me kompjuterat, kudo. Por, është ironik fakti se e ardhmja e teknologjisë do jetë e zhvilluar në një kohë kur kompjuterat s’do jenë as të dukshëm. E ky është viti 2020. Kompjuterat tradicionalë po zhduken: njerëzit po mbushen me informacione dhe mjete më të vogla teknologjike. Cila është kthesa më mahnitëse që po krijon informatika në jetën tonë? Ju mund të mendoni se është gjithçka “më e vogël, më e mirë, më e shpejtë”, por ka edhe një histori më dramatike mbi mënyrën se si po e ndryshon informatika atë që ne jemi si njerëz dhe si shoqëri. Falë mrekullive të teknologjisë ideja e menaxhimit të dy jetëve të ndara është bërë e zakonshme tashmë për ne. Ne kemi gjithnjë jetën e parë që është ekzistenca fizike, ajo që s’i shpëtojmë dot deri sa te vdesim. Por sot mund të përshtatemi të gjithë në një jetë të dytë që është ajo virtuale. Në dhjetë vjet udhëtimi do jetë i shkurtër, i lirë dhe zbavitës. Amerika është një kulturë lëvizëse. Lëvizshmëria gjeografike dhe sociale kanë luajtur gjithnjë një rol kritik në formimin e saj. Në 100 vjetët e fundit ëndrra e lëvizjes së lirë është manifestuar tek automobili. Në 50 vjetët e fundit aeroplani luajti një rol kritik. Por gjërat po ndryshojnë duke qenë se industria e automobilave po kalon ndryshime të mëdha, frika nga terrorizmi po e kthen fluturimin me avion në barrë dhe mungesa e burimeve energjetike mund të destabilizojë botën. Transporti në vitin 2020 do kryhet me automjete shumë të vogla dhe makina elektrike e të shpejta. Sistemi arsimor nuk është jo-funksional, por po bëhet gjithnjë e më shumë i vjetruar. Ne kemi akoma një model arsimi të zhvilluar për revolucionin industrial dhe të krijuar për të përgatitur punonjës fabrikash. Në vitin 2029 ne do shohim një klasë ashtu siç duhet. Profesori i vetëm që jep mësim do jetë zëvendësuar nga një ekip trajnuesish nga fusha të ndryshme. Sallat e vogla të leksionit do zëvendësohen nga salla të vogla, ku nxënësit e studentët rrinë ashtu siç janë rehat. Ata do punojnë në hapësira të përbashkëta me mjekë, inxhinierë, avokatë e gazetarë dhe të mësojnë të integrohen në qëndrime të ndryshme. Në të ardhmen do jetë shumë më e lehtë për të mbajtur dietë. Mjafton të regjistroni në frigoriferin tuaj ushqimet që duhet të qëndrojnë aty dhe kur të shkoni në market mund të dorëzoni kartën me ushqimet e regjistruara. Në vitin 2020 gjithçka do jetë me lehtë sepse zgjedhjet e ushqimeve do i bëjnë mjekët për ne. Gjumi do jetë më i mirë, ushtrimet do jenë më mirë dhe doktorët do jenë gjithkund afër njerëzve. Njerëzit janë gjithë kohës duke u përpjekur të gjejnë mënyra sa më të mira për ushqyerjen, stërvitjen, gjumin dhe gjithçka tjetër e ky do jetë një prej atyre faktorëve që do ndryshojë për mirë. Teknologjia do ketë të bëjë me mundësitë. Telefonat e rrisin mundësinë e njerëzve, me të cilët mund të lidhesh. Makinat gjithashtu. Kompjuterat me rrjete të fuqishme mund të ndryshojnë çdo situatë, e të ndryshojnë atë që mund të bëni e ku mund ta bëni. Gjithçka është e mundur, kontrolli i kohës, hapësirës e vëmendjes. Kjo mund të jetë liria më e madhe që mund t’i jepet njerëzimit. Imagjinoni një botë të pasur në sensorë, të dhëna dhe kompjutera që mund të bëjnë një gjë të tillë. Gjithçka do jetë e mundur në vitin 2020.

Kompjuteri në vitin 2020

Kompjuterat tradicionalë po zhduken: njerëzit po mbushen me informacione dhe mjete më të vogla teknologjike. Cila është kthesa më mahnitëse që po krijon informatika në jetën tonë? Ju mund të mendoni se është gjithçka “më e vogël, më e mirë, më e shpejtë”, por ka edhe një histori më dramatike mbi mënyrën se si po e ndryshon informatika atë që ne jemi si njerëz dhe si shoqëri. Falë mrekullive të teknologjisë ideja e menaxhimit të dy jetëve të ndara është bërë e zakonshme tashmë për ne. Ne kemi gjithnjë jetën e parë që është ekzistenca fizike, ajo që s’i shpëtojmë dot deri sa te vdesim. Por sot mund të përshtatemi të gjithë në një jetë të dytë që është ajo virtuale.

Transporti në 2020

Në dhjetë vjet udhëtimi do jetë i shkurtër, i lirë dhe zbavitës. Amerika është një kulturë lëvizëse. Lëvizshmëria gjeografike dhe sociale kanë luajtur gjithnjë një rol kritik në formimin e saj. Në 100 vjetët e fundit ëndrra e lëvizjes së lirë është manifestuar tek automobili. Në 50 vjetët e fundit aeroplani luajti një rol kritik. Por gjërat po ndryshojnë duke qenë se industria e automobilave po kalon ndryshime të mëdha, frika nga terrorizmi po e kthen fluturimin me avion në barrë dhe mungesa e burimeve energjetike mund të destabilizojë botën. Transporti në vitin 2020 do kryhet me automjete shumë të vogla dhe makina elektrike e të shpejta.

Klasa në vitin 2029

Sistemi arsimor nuk është jo-funksional, por po bëhet gjithnjë e më shumë i vjetruar. Ne kemi akoma një model arsimi të zhvilluar për revolucionin industrial dhe të krijuar për të përgatitur punonjës fabrikash. Në vitin 2029 ne do shohim një klasë ashtu siç duhet. Profesori i vetëm që jep mësim do jetë zëvendësuar nga një ekip trajnuesish nga fusha të ndryshme. Sallat e vogla të leksionit do zëvendësohen nga salla të vogla, ku nxënësit e studentët rrinë ashtu siç janë rehat. Ata do punojnë në hapësira të përbashkëta me mjekë, inxhinierë, avokatë e gazetarë dhe të mësojnë të integrohen në qëndrime të ndryshme.

Dieta në vitin 2020

Në të ardhmen do jetë shumë më e lehtë për të mbajtur dietë. Mjafton të regjistroni në frigoriferin tuaj ushqimet që duhet të qëndrojnë aty dhe kur të shkoni në market mund të dorëzoni kartën me ushqimet e regjistruara. Në vitin 2020 gjithçka do jetë me lehtë sepse zgjedhjet e ushqimeve do i bëjnë mjekët për ne. Gjumi do jetë më i mirë, ushtrimet do jenë më mirë dhe doktorët do jenë gjithkund afër njerëzve. Njerëzit janë gjithë kohës duke u përpjekur të gjejnë mënyra sa më të mira për ushqyerjen, stërvitjen, gjumin dhe gjithçka tjetër e ky do jetë një prej atyre faktorëve që do ndryshojë për mirë.

Zgjedhja juaj në 2020

Teknologjia do ketë të bëjë me mundësitë. Telefonat e rrisin mundësinë e njerëzve, me të cilët mund të lidhesh. Makinat gjithashtu. Kompjuterat me rrjete të fuqishme mund të ndryshojnë çdo situatë, e të ndryshojnë atë që mund të bëni e ku mund ta bëni. Gjithçka është e mundur, kontrolli i kohës, hapësirës e vëmendjes. Kjo mund të jetë liria më e madhe që mund t’i jepet njerëzimit. Imagjinoni një botë të pasur në sensorë, të dhëna dhe kompjutera që mund të bëjnë një gjë të tillë. Gjithçka do jetë e mundur në vitin 2020.

Shtëpia në 2020


Deri tani shtëpitë ishin me shumicë dhe të gjithë mund të merrnin shtëpi, duke marrë një kredi. Por kjo shkaktoi një krizë financiare aq të madhe saqë pasojat e saj u ndjenë në gjithë globin. Shtëpia e vitit 2020 do të jetë më afër punës, shkollës dhe dyqaneve. Kjo për arsye se nafta do të kushtojë më shtrenjtë dhe koha do të jetë e çmuar. Gjithçka do të ketë tendencën të afrohet në vitin 2020. Gjithashtu, periferitë e tanishme do të bëhen qendra të zhvilluara dhe do shkojnë edhe më tej. Do shohim dhe krijimin e komuniteteve të përziera që pas dhjetë vjetësh nuk do jetë aq problem sa është sot.

Puna në 2020

Sfida më e madhe ekonomike me të cilën përballet SHBA në dekadën që vjen është ulja e papunësisë. Dekada e shkuar ka qenë katastrofë për punësimin në mbarë botën. Për të ecur në të njëjtin ritëm me rritjen e popullsisë dhe për të parandaluar papunësinë ekonomia duhet të krijojë 1 deri në 2 milionë vende pune çdo vit. Disa analistë mendojnë se në vitin 2020 mund të ketë papunësi më të lartë se ç’është tani. Por kjo varet dhe nga faktorët demografikë. Problemi është se me avancimin e teknologjisë nevoja e forcës punëtore do vijë gjithnjë e më në rënie.
avatar
s2008
Anëtar/e Nderi
Anëtar/e  Nderi

Numri i postimeve : 392
Reputation : 106
Join date : 21/04/2010
Age : 33
Location : Shqiperi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi