Tema Fundit
» Windows 7 Professional x86-x64 - English / French / German / Spanish
Thu Feb 28, 2013 10:15 pm nga Mexhi

» Windows 7 Ultimate x86/x64 Sp1 Scooter 2013 Englisch
Thu Feb 28, 2013 10:09 pm nga Mexhi

» Windows 8 ALL Versions x64/x86 - JANUAR 2013
Thu Feb 28, 2013 9:59 pm nga Mexhi

» Nero Burning ROM 12.0.00800 Multilanguage
Sat Dec 15, 2012 8:56 pm nga s2008

» Sleepwalk with Me (2012) 720p BluRay x264-SPARKS
Sat Dec 15, 2012 8:35 pm nga s2008

» Universal Extractor v1.6.1.61 Retail + Portable
Fri Sep 28, 2012 9:48 pm nga stv2008

» ArcSoft TotalMedia Theatre Platinum v3.0.1.195 iNcl SimHD 3D Plug-in Retail
Fri Sep 28, 2012 9:36 pm nga stv2008

» Borderlands 2 - SKIDROW
Wed Sep 19, 2012 8:08 am nga Shpetimi

» F1 2012 - FLT
Wed Sep 19, 2012 8:06 am nga Shpetimi

» Pro Evolution Soccer 2013 Proper - RELOADED
Wed Sep 19, 2012 8:04 am nga Shpetimi

» Pro Evolution Soccer 2013 - SKIDROW
Wed Sep 19, 2012 8:02 am nga Shpetimi

» The Dark Knight Rises 2012 HDTS XViD UNiQUE
Sat Sep 15, 2012 3:34 pm nga Ardita

identifikimi

Harrova fjalkalimin

October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Social bookmarking

Social bookmarking Yahoo  Social bookmarking Google  



Librat Që Kanë Tronditur Botën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Librat Që Kanë Tronditur Botën

Mesazh nga s2008 prej Fri Jul 16, 2010 3:15 pm



Librat janë një prej pasurive më të mëdha të njerëzimit, por në shumë raste përgjatë historisë janë shkruar libra, të cilët kanë ngjallur polemika të forta dhe kanë nxitur ide publike të pavërteta

Librat janë një prej pasurive më të mëdha të njerëzimit, por në shumë raste përgjatë historisë janë shkruar libra, të cilët kanë ngjallur polemika të forta, kanë nxitur ide publike të pavërteta apo nuk janë bazuar në fakte. Ka pasur raste, kur libra të ndryshëm kanë shkaktuar vdekje masive, shkatërrim dhe regjime të egra qeveritare. Ka dhe nga ata që thjesht kanë shkaktuar polemika të forta shkencore, por pasojat e tyre s'kanë pasur impakt mbi njerëzimin, vetëm mbi autorin. Në këtë listë paraqiten dhjetë librat më të debatueshëm për arsye të ndryshme. Shumë prej tyre kanë pasur pasoja të rënda për njerëzimin, disa prej tyre nuk e kanë pasur këtë qëllim në momentin që janë shkruar, por më vonë janë përdorur nga njerëz të tjerë, të nxjerrë jashtë kontekstit. Një prej tyre është "Meine Kampf" i Hitlerit. Libri thekson këndvështrimin racist, sipas të cilit njerëzit klasifikohen nga raca si superiorë dhe inferiorë. "Manifesti i Partisë Komuniste" është gjithashtu në listë.

Ky libër ka frymëzuar disa prej regjimeve më brutale në historinë e njerëzimit. Pavarësisht faktit nëse ka pasur apo jo një shtet, i cili ka qenë një shtet i vërtetë marksist, ky libër ka frymëzuar shumë veprime të liga, të cilat e përfshijnë atë në një listë të kësaj natyre. Disa prej parimeve që gjenden në "Manifestin e Partisë Komuniste", janë heqja e pronësisë private të tokave, konfiskimi i pronave të emigrantëve, taksat e mëdha dhe heqja e të drejtës së trashëgimisë.


"Mein Kampf", Adolf Hitler, 1925
Arsyeja pse është në listë: Ndihmoi në shpërndarjen e gjenocidit anti-semit të Hitlerit, në atë kohë. Në "Mein Kampf", Hitleri theksoi planin e tij për Gjermaninë e re, i cili përfshinte vrasjen masive të hebrenjve, një luftë kundër Francës dhe Rusisë, për të krijuar hapësirë jetese për gjermanët. Në kohën e botimit të tij, libri u injorua nga lexuesit, por me të marrë pushtetin Hitleri kjo gjë ndryshoi. Mendohet se në vitin 1945, në qarkullim ishin 10 milionë kopje të librit. Libri thekson këndvështrimin racist, sipas të cilit njerëzit klasifikohen nga raca si superiorë dhe inferiorë.


"Princi", Niccolò Machiavelli, 1532
Arsyeja pse është në listë: Ka shërbyer si frymëzim i nxjerrë jashtë kontekstit për shumë tiranë, një ndër to është dhe Stalini. Machiavelli shpresonte të krijonte një revolucion në zemrat e lexuesve të tij dhe ai e arriti atë në një farë mënyre. Vetëm se në shumë raste, siç është rasti i shumë diktatorëve, jo në mënyrën më të mirë. Disa prej aplikusesve të teorive të tij kanë marrë fraza të shkëputura nga konteksti, si për shembull: "...nuk është e nevojshme që një princ të ketë të gjitha cilësitë e lartpërmendura (i mëshirshëm, besnik, human, i ndershëm dhe besimtar), por është e nevojshme që të duket se i ka ato. Disa prej njerëzve të frymëzuar nga ky libër janë Stalini, Hitleri, Musolini etj.


"Manifesti i Partisë Komuniste", Karl Marx dhe Friedrich Engels, 1848
Arsyeja pse është në listë: Mund të fitojë çmimin e parë, si libri më i lig i shkruar ndonjëherë. Ky libër ka frymëzuar disa prej regjimeve më brutale në historinë e njerëzimit. Pavarësisht faktit nëse ka pasur apo jo një shtet, i cili ka qenë një shtet i vërtetë marksist, ky libër ka frymëzuar shumë veprime të liga, të cilat e përfshijnë atë në një listë të kësaj natyre. Disa prej parimeve që gjenden në "Manifestin e Partisë Komuniste", janë heqja e pronësisë private të tokave, konfiskimi i pronave të emigrantëve, taksat e mëdha dhe heqja e të drejtës së trashëgimisë.


"Kutia e zezë e Darvinit", Michael Behe, 1996
Arsyeja pse është në listë: Është konsideruar nga komuniteti shkencor si i pabazë. Ky libër ka ndihmuar në nxitjen e idesë se evolucioni nuk ka ekzistuar ndonjëherë dhe se interpretimi i Librit të Zanafillës është e vetmja mënyrë se si bota është krijuar. Libri ka krijuar shumë polemika, pasi komuniteti shkencor e konsideron përmbajtjen e tij të krijuar dhe pseudoshkencë. Edhe pse, kur doli fillimisht libri kishte mjaft influencë, ai e humbi atë me kalimin e viteve pasi disa prej shembujve të dhënë nga Behe si fakte të kompleksitetit të pandërrueshëm kanë rezultuar të jenë të shpjegueshme vetëm me anë të mekanizmave evolucionare.


"Protokollet e të Parëve të Zionit", autori ende nuk dihet
Arsyeja pse është në listë: Libër propagandistik i krijuar për të nxitur urrejtje raciste. "Protokollet e të Parëve të Zionit" është një broshurë që ka si qëllim të paraqesë një komplot nga hebrejtë dhe masonët, me synimin për të marrë kontrollin e botës. Pavarësisht faktit se broshura është thjesht mashtrim, ajo u shpërnda në gjithë botën dhe shumë evropianë menduan se bëhet fjalë për një ngjarje të vërtetë. Shumë njerëz, edhe sot e kësaj ditë mendojnë se bëhet fjalë për fakte. Ai shërbeu si instrument i përpjekjeve anti-çifute të Hitlerit në Gjermani dhe është përdorur pas Revolucionit Rus, për të krijuar urrejtje dhe dhunë ndaj hebrenjve.


"Boshti i civilizimit", Margaret Sanger, 1922
Arsyeja pse është në listë: Ka shkaktuar polemika të shumta pasi predikon përzgjedhjen e racës njerëzore. Sanger konsiderohet si një prej pioniereve të planifikimit familjar dhe lindjes së kontrolluar, por gjithashtu është kritikuar për qëndrimin që ka mbajtur në librin "Boshti i civilizimit". Ajo ishte një prej aktivisteve të para për kontrollin e lindjes dhe të eugjenikës. Por në libër, është kritikuar se teoritë e saj kanë të bëjnë me përzgjedhjen e racës nëpërmjet eugjenikës. Në librin e saj shkruhet: "...metoda drastike dhe spartane mund t'i imponohen shoqërisë amerikane nëse vazhdon të inkurajojë shumimin e rastësishëm dhe kaotik që ka rezultuar nga sentimentalizmi ynë budalla...".


"Fëmijët dhe kujdesi", Benjamin Spock, 1946
Arsyeja pse është në listë: Këshillat në libër kanë rezultuar të dëmshme për fëmijët. Shumë fëmijë janë dëmtuar prej këshillave të librit, një nga të cilat ishte edhe që fëmijët duhet të vendosen të flenë me stomak. Spock besonte se fëmijët që flenë me kurriz mund të mbyten, por shkencëtarët kanë zbuluar se e fjetura me stomak bën më keq. Spock, gjithashtu ishte avokate e një metodeje për rritjen e fëmijëve, që nuk kishte lidhje me metodat bazë. Më parë, ekspertët i kishin mësuar prindërit që fëmijët duhet të flenë sipas një orari të rregullt dhe se nëse i marrin në krahë kur qajnë, ato mësohen që të qajnë më shumë dhe të mos flenë. Spock u këshillonte prindërve, të kundërtën.


"Të rritesh në Samoa", Margaret Mead, 1928
Arsyeja pse është në listë: Shumë prej fakteve e historive janë të trilluara. Margaret Mead ishte një antropologe kulturore amerikane, e cila udhëtoi në Samoa për t'u dhënë përgjigje pikëpyetjeve seksuale, të ngritura në Amerikë në vitet '20. Libri ka shkaktuar shumë polemika dhe debatet e krijuara kanë qenë të ngarkuara ideologjikisht. Disa pretendojnë se studimi i Mead ishte i fabrikuar.


"Demokracia dhe Arsimimi", John Dewey, 1916
Arsyeja pse është në listë: Bindi gjithë botën se arsimimi nuk ka lidhje me faktet. Libri fokusohet në zhvillimit tradicional të karakterit dhe pajisjen e fëmijëve me njohuri që inkurajojnë aftësitë e të menduarit. Deri këtu s'ka asgjë të keqe, por këndvështrimi i Dewey-t përpiqet të transmetojë ide, të cilat nuk janë të bazuara në fakte dhe njohuri solide. Dewey ishte një prej tre themeluesve të shkollës filozofike të pragmatizmit - një shkollë mendimi që propozon se "e vërteta" bëhet dhe duke qenë kështu mund të ndryshojë. Libri konsiderohet si i denjë për listën duke qenë se bazohet në aspekte krejtësisht teorike, të cilat jo gjithmonë japin rrugën e duhur të njohjes.


Malleus Maleficarum, Heinrich Kramer dhe Jacob Sprenger, 1486
Arsyeja pse është në listë: Shkaktoi gjueti shtrigash në gjithë Evropën. "Çekiçi i Magjisë" ishte një manual për gjuetarët e shtrigave dhe gjykatësit, të cilët donin të kapnin shtrigat dhe t'i demaskonin. Ky pamflet doli pak para reformimit protestant dhe ishte një prej librave më popullorë, në mesin e reformatorëve, të cilët kishin dëshirë ta hiqnin "të keqen" nga vendet e tyre. Ndërmjet viteve 1487 dhe 1520, libri u botua njëzet herë dhe 16 botime të tjera erdhën ndërmjet viteve 1574 dhe 1669. Ky libër mjaftoi për të shkaktuar një gjueti shtrigash që vazhdoi për shekuj me radhë.
avatar
s2008
Anëtar/e Nderi
Anëtar/e  Nderi

Numri i postimeve : 392
Reputation : 106
Join date : 21/04/2010
Age : 33
Location : Shqiperi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi